e hënë, 3 shtator 2012

Vip shpija live


Telegrafi ka mësuar se këto ditë është arritur marrëveshja mes kompanisë DigitAlb dhe K-Studio. DigitAlb ka siguruar të drejtat televizive të transmetimit të edicionit të tretë VIP Shpija 3, ndërsa për këtë K-Studio do të duhet t’i plotësojë kushtet e kërkuara nga kompania më e madhe televizive shqiptare.
Këto standarde të cilat është dashur t’i plotësojë K-Studio ka qenë dhe arsyeja kryesore pse është vonuar fillimi i VIP Shpija 3. Këto standarde kanë të bëjnë me dizajnin e ambientit, i cili do të jetë unik dhe kombinim i dy kulturave, teksa koncepti i qëndrimit të banorëve do të jetë atraktiv për shikuesit.